string(62) "juventusi-kualifikohet-ne-ligen-e-kampioneve-dhimbje-per-romen"

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 22:52

Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ‘dhimbje’ për Romën

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 22:52

Juventusi ka triumfuar 3-2 në udhëtim te Venezia në xhiron e fundit në Serie A, duke arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Pas vetëm dy minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Fila.

Por, tre minuta më vonë Zonja e Vjetër mendoi se kishte shënuar me anë të Costas, por që ajo u anulua për lojë me dorë nga VAR-i.

Mirëpo, në minutën e 25-të, Kenan Yildiz i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Cambiasos.

Në minutën e 31-të, Randal Kolo Muani i përmbysi shifrat në 2-1 ndërsa Costa ishte asistuesi.

Edhe pjesa e dytë nisi keq për Juventusin, pasi Venzeia sërish shënoi. Haps i barazoi shifrat në 2-2 dhe u mendua se Juventusi po e humbiste vendin për në Ligën e Kampionëve, pasi rrezikohej nga Roma që po fitonte 2-0.

Mirëpo, Manuele Locattelli shënoi nga penalltia në minutën e 73-të, duke siguruar vendin e Bianconerëve në Ligën e Kampionëve.

Roma në anën tjetër triumfoi ndaj Torinos me golat e Leandro Paredes dhe Alexis Saelemaekers, mirëpo nuk ishte në dorën e tyre më kualifikimi në garën më të madhe për klube në Evropë.

Juventusi ëe mbyll këtë sezon në vendin e katërt me 70 pikë, ndërsa Roma në të pestin me një më pak.