Juventusi identifikon zëvendësuesit e Dybalas - Gazeta Express
string(45) "juventusi-identifikon-zevendesuesit-e-dybalas"

Juventusi identifikon zëvendësuesit e Dybalas

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 18:03

Juventusi ka disa ide në mendje për të zëvendësuar Paulo Dybala nëse ai largohet si transferim i lirë këtë verë.

Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar duket se do të largohet nga Torino pas shtatë vitesh, duke mos rënë dakord për rinovimin e kontratës me bardhezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shumë klube të mëdha janë të interesuara për të nënshkruar me lojtarin, me raportet e fundit që lidhin Interin e Simone Inzaghit me ish-lojtarin e Palermos.

Siç raporton Tuttosport, dy idetë që Juventusi ka në lidhje me zëvendësimet e mundshme të Dybala përfshijnë Paulo Pogba, i cili është i destinuar të largohet nga Manchester United këtë verë dhe Dusan Vlahovic, i cili po shkëlqen me Fiorentinën këtë sezon. 

Largimi i sulmuesit argjentinas do të lironte mjaftueshëm hapësirë ​​në faturën e pagave të klubit për të nënshkruar me një lojtar të mirë.

Një tjetër ide, raporton La Gazzetta dello Sport, është Anthony Martial i Manchester United ose Divock Origi i Liverpool. 

Francezi është gati të largohet nga Djajtë e Kuq dhe kështu është më i kapshëm se sulmuesi belg.