Juventusi i shkon Sassuolos në formë, në kërkim të fitores së parë në tri ndeshje - Gazeta Express
string(80) "juventusi-i-shkon-sassuolos-ne-forme-ne-kerkim-te-fitores-se-pare-ne-tri-ndeshje"

Juventusi i shkon Sassuolos në formë, në kërkim të fitores së parë në tri ndeshje

Gazeta Express

15/07/2020 20:53

Juventusi është në kërkim të fitores së parë në tri ndeshje por përballë do ta ketë një skuadër në formë të lartë, Sassuolon.

Sassuolo është nikoqir i Juventusit në stadiumin Mapei në Emilia, në një ndeshje të javës së 33-të, që nis në orën 21:45, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Maurizio Sarrit ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e fundit, duke humbur nga Milani dhe duke barazuar me Atalantan, prandaj synon fitore për ta vazhduar rrugën drejt titullit të nëntë rekord në ligë.

Por nuk do ta ketë të lehtë kundër skuadrës së Sassuolos që nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, katër fitore dhe një barazim.

Bardhezinjtë prijnë me 76 pikë, gjashtë më shumë se Atalanta, që e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, dhe tetë më shumë se Interi në vendin e tretë.

Sassuolo, ndërkohë, mbetet në garë për kualifikim në Ligën e Evropës, pasi tetë pikë më pak se Roma, në vendin e gjashtë.

Formacionet zyrtare:

Sassuolo:

Juventus: