Juventusi i Ronaldon e pret Barcelonën e Messit, formacionet e mundshme - Gazeta Express

Juventusi i Ronaldon e pret Barcelonën e Messit, formacionet e mundshme

Gazeta Express

28/10/2020 10:52

Juventusi dhe Barcelona do të përballen sot në një duel të drejtpërdrejt për kreun e grupit në Ligën e Kampionëve, por të dy palët nuk do të mundë të llogarisin në lojtarë kyçë.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e dytë të Grupit G dhe nis në orën 21:00 në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Andrea Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në Cristiano Ronaldon, i cili është ende pozitiv me koronavirus, e as në Giorgio Chiellinin e lënduar.

Ai shpreson se do ta ketë Leonardo Bonuccin, i cili stërviti i veçuar së fundmi për shkak të një shqetësimi.

Ndërkohë, trajneri Ronaldo Koeman do të jetë pa Gerard Piquen në qendër të mbrojtjes dhe vendin e tij pritet ta zërë i riu Araujo.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Ramsey; Dybala, Morata

Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Griezmann, Ansu Fati; Messi