Juventusi hyn në garë për Vicarion, pas gabimeve të Di Gregorios - Gazeta Express
string(63) "juventusi-hyn-ne-gare-per-vicarion-pas-gabimeve-te-di-gregorios"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 18:04

Juventusi hyn në garë për Vicarion, pas gabimeve të Di Gregorios

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 18:04

Raportet në Itali bëjnë të ditur se Juventus mund të bëjë një lëvizje për portierin e Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario, i cili është lidhur edhe me Inter, mes shqetësimeve në rritje për formën e portierit aktual bardhezi, Michele Di Gregorio.

Di Gregorio ka qenë në qendër të kritikave javët e fundit pas disa gabimeve të dukshme në ndeshjet kundër Lazio, Interit dhe së fundmi ndaj Como.

Juventusi në tërësi po kalon një periudhë të vështirë, me katër humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe 15 gola të pësuar gjatë kësaj kohe.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi mund të jetë i gatshëm të afrojë një portier të ri gjatë merkatos së verës. Bardhezinjtë kishin shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mike Maignan, i cili ishte në muajt e fundit të kontratës me Milan, por ai firmosi një rinovim afatgjatë në fund të janarit, duke e bërë këtë pistë të pamundur.

Tani, sipas së përditshmes italiane, Juventusi dëshiron të shtojë në skuadër një portier italian, duke qenë se përveç Di Gregorios, vetëm Andrea Cambiaso dhe Manuel Locatelli konsiderohen titullarë italianë në formacionin aktual.

“Pink Paper” pretendon se Vicario i Tottenhamit është aktualisht zgjedhja numër një për Juven. Duke qenë se Vicario është tashmë 30 vjeç, do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Tottenhamin gjatë verës dhe raportohet se është i hapur për një rikthim në Serie A, është e pamundur që klubi anglez të kërkojë shumë më tepër se 25-30 milionë euro për ish-portierin e Empolit.

Vicario thuhet se përfiton rreth 4.5 milionë euro në sezon te Tottenham, një pagë që nuk do ta tejkalonte strukturën aktuale të pagave te Juventusi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement