Juventusi gjen mënyrën se si ta bindë Unitedin t’ia shesë Pogban - Gazeta Express
string(63) "juventusi-gjen-menyren-se-si-ta-binde-unitedin-tia-shese-pogban"

Juventusi gjen mënyrën se si ta bindë Unitedin t’ia shesë Pogban

Gazeta Express

23/05/2020 22:12

Manchester Unitedi raportohet se është i gatshëm ta pranojë Aaron Ramseyn, Adrien Rabiotin ose Douglas Costan si pjesë të marrëveshjes shkëmbim plus para që do ta dërgonte mesfushorin Paul Pogba në Juventus.

Mediumi italian Rai Sport raporton se përfaqësuesit e Manchester Unitedit dhe Juventusit kanë qenë duke u takuar në Monako, fshehurazi syve të publikut, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi ndeshjet edhe në Premierligë e edhe në Serie A kanë qenë të pezulluara që nga marsi shkaku i koronavirusit, klubeve u janë shkaktuar dëme financiare. Këto dëme bëjnë që ekipet tani të preferojnë shkëmbime me lojtarë në vend se të blejnë lojtarë gjatë afatit kalimtar, në mënyrë që të mos dëmtohen financiarisht edhe më shumë.

Nëse Juventusi dëshiron ta sjellë Pogban në Torino, bardhezinjtë do të duhet t’i ofrojnë disa lojtarë si pjesë të marrëveshjes për t’ia ulur francezit çmimin prej 110 milionë eurosh.

Drejtuesit e Juventusit tashmë e dinë se cilët lojtarë të skuadrës së vet vlerësohen nga drejtuesit e Manchester Unitedit prej atyre të cilët nuk konsiderohen pjesë e planeve për të ardhmen në Allianz Stadium.

Në mesin e këtyre lojtarëve janë edhe Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, të cilët erdhën në Juventus si transferime të lira gjatë verës së kaluar.

Manchester Unitedi ka qenë që një kohë të gjatë i interesuar për transferimin e Douglas Costas, mirëpo Maruizio Sarri tani duket se është i gatshëm ta lërë brazilianin të shkojë pasi që ai nuk përshtatet mirë me stilin dhe taktikat e tij të lojës. /Gazeta Express/