Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 derbin lokal ndaj Torinos në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.
Golin e fitores ‘Zonja e Vjetër’ e gjeti që në minutën e 18-të përmes Timothy Ëeah i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.
Në minutën e 72-të po i njëjti lojtar e gjeti sërish golin, por gjyqtari e anuloi atë pasi kishte pasur prekje të topit me dorë.
Torino në anën tjetër nuk arriti që të krijojë pothuajse asnjë mundësi të mirë shënimi në këtë ndeshje, duke u fokusuar më shumë tek ana defanzive.
Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Torinos për rezultat pozitiv u përkujdes turku Kenan Yildiz, i cili në minutën e 84-të realizoi për 2-0.
Kështu pas dy barazimeve radhazi në Serie A, Juventusi më në fund gjen rrugën për tek fitoret.
Pas javës së 12-të, ata janë ngjitur momentalisht në vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Napoli që ka 25 sosh e që nesër (e diel) do të luajnë ndaj Interit.
Me të përfunduar pushimi me kombëtare, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj Milanit në ‘San Siro’.