Juventusi edhe më afër transferimit të Depayt - Gazeta Express
string(45) "juventusi-edhe-me-afer-transferimit-te-depayt"

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 18:28

Juventusi edhe më afër transferimit të Depayt

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 18:28

Memphis Depay pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, me Juventusin që duket afër transferimit të tij.

Gazetari nga “Goal Italia”, Romeo Agresti, që është edhe i afërt me klubin italian, ka raportuar se Juventusi po avancon në transferimin e holandezit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas gazetarit italian, “Zonja e Vjetër” po ecën drejt kësaj lëvizje pasi në orët e fundit ka pasur bisedime pozitive.

Depay mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Edhe 28-vjeçari thuhet se e pranon largimin nga “Camp Nou” vetëm për ndonjë tjetër klub të madh evropian.

Kontrata aktuale Memphis Depayt me Barcelonën skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/