Juventus sapo e kishte transferuar Emil Holm nga Bologna, por ai tashmë është lënë jashtë për disa javë për shkak të një dëmtimi në muskulin soleus.
Mbrojtësi hyri nga stoli në humbjen 3-2 në Serie A ndaj Inter Milan në “San Siro”.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari ndjeu shqetësim në pulpën e djathtë dhe iu nënshtrua testeve radiologjike në qendrën mjekësore të klubit këtë mëngjes.
Ekzaminimet konfirmuan një dëmtim miotendinoz të shkallës së ulët deri mesatare në muskulin soleus.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se Holm do t’i nënshtrohet testeve të tjera pas dy javësh për të përcaktuar saktësisht kohën e rikuperimit, që do të thotë se mungesa e tij do të jetë të paktën një muaj.
Reprezentuesi suedez erdhi nga Bologna në një marrëveshje shkëmbimi huazimesh me opsion blerjeje, ku Joao Mario kaloi te “Stadio Renato Dall’Ara”.
Opsioni i blerjes për Holm është 15 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse të lidhura me performancën.
Deri tani, ai ka bërë vetëm dy paraqitje për bardhezinjtë, një në Serie A dhe një në Coppa Italia, të dyja si zëvendësues./GazetaExpress/