Juventusi e arrin fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(67) "juventusi-e-arrin-fitoren-e-pare-kete-edicion-ne-ligen-e-kampioneve"

Juventusi e arrin fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 23:12

Juventusi e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj ekipit izraelit, Maccabi Haifa, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rabiot kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të pas asistimit nga Di Maria.

Argjentinasi ishte protagonist edhe në golin e dytë, duke asistuar për Vlahovic, i cili shënoi në minutën e 50-të.

E hat-trickun e asistimeve Di Maria e arriti në minutën e 83-të, duke asistuar Rabiotin, që shënoi golin e dytë personal sonte.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e tri pikëve në vendin e tretë, katër më pak se PSG e Benfica.

Në anën tjetër, Maccabi Haifa mbetet i fundit pa asnjë pikë. /Gazeta Express/