Juventusi do të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e Conceicaos në formë permanente - Gazeta Express
string(86) "juventusi-do-te-paguaje-30-milione-euro-per-sherbimet-e-conceicaos-ne-forme-permanente"

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 19:20

Juventusi do të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e Conceicaos në formë permanente

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 19:20

Sipas gazetës portugeze Record, Juventusi ka vendosur ta bëjë të përhershëm transferimin e Francisco Conceição, duke aktivizuar klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh. Klauzola duhet të paguhet deri më 15 korrik 2025.

Conceiçao është aktualisht i huazuar te Juventusi, dhe qëndrimi i tij është zgjatur përtej datës 30 qershor për t’i mundësuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube. Klubi torinez synon ta mbyllë blerjen përpara këtij afati, pasi pas datës 15 korrik çmimi i kartonit të tij do të rritet me 50%, duke shkuar në 45 milionë euro.

Anësori 22-vjeçar shënoi dy gola në debutimin e fituar të Juventusit në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ain, ku skuadra italiane triumfoi me rezultat 5-0.

Në sezonin 2024–25, Conceiçao regjistroi pesë gola dhe gjashtë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi.

Juventusi ka paguar tashmë 7 milionë euro për huazimin njëvjeçar të lojtarit, si dhe 3 milionë euro bonuse të lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, që i janë dhënë Portos.

Record gjithashtu bën të ditur se Conceiçao do të përfitojë një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh në Torino.