Juventus ka zbuluar fanellën e katërt për sezonin aktual, një dizajn që bashkon traditën dhe progresin, duke ruajtur ngjyrat e njohura bardh e zi me linja të pastra dhe përmasa të balancuara.
Dizajni i krijuar nga Studio Sgura kombinon ndjeshmërinë ndaj modës me identitetin unik të Juventusit, duke i dhënë fanellës një estetikë të dallueshme dhe vetëbesim natyral.
Fanella pritet të debutojë në Allianz Stadium, në ndeshjen kundër Comos, dhe pjesë e prezantimit ishte edhe kosovari Edon Zhegrova, i cili shfaqet me entuziazëm në imazhet e klubit. /GazetaExpress
The stripes evolve into something one-of-a-kind. Past and present, moving in the same direction.
The official 2025-26 4th kit, born from the collaboration between @adidasfootball ft. @giampaolosgura x Juventus, is here.
➡️ https://t.co/0kDvddZj5f pic.twitter.com/eMpHiwmjty— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 20, 2026