Juventusi arrin marrëveshje personale me Kostic - Gazeta Express
string(47) "juventusi-arrin-marreveshje-personale-me-kostic"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 23:57

Juventusi arrin marrëveshje personale me Kostic

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 23:57

Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Filip Kostic, kështu që ata tani duhet ta përshtatin ofertën e tyre si ajo e West për të marrë shërbimet e sulmuesit anësor të Eintracht Frankfurtit

Serbi ka qenë në listën e Bardhezinjve për një kohë të gjatë, i cili ishte shkëputur nga ai për shkak se ishte fokusuar për të përmirësuar zona të tjera të skuadrës.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Kostic nuk i humbi shpresat se një ditë do t’i bashkohej gjigantit nga Torina dhe i ndali bisedat me West Ham duke pritur Juven.

Kjo ndodhi në dutët e fundit dhe Sportitalia shkruan së Juventus tani ka arritur marrëveshje personale ku ai do të fiton një kontratë 3 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.

Tani Juve duhet të punojë për ta bërë një ofertë sa ajo e West Ham për Eintracht Frankfurt, e cila pritet të jetë 12-13 milionë euro, pasi që kontrata e tij me skuadrën nga Bundesliga skadon në qershorin e vitit 2023.

Kostic ka qenë njëra prej figurave kyçe për fitimin e Europa Ligës sezonin e kaluar për Frankfurt ku shënoi shtatë gola dhe bëri 15 asiste në 43 ndeshje. /GazetaExpres/