Juventusi arrin marrëveshje me Jadon Sanchon - Gazeta Express
string(44) "juventusi-arrin-marreveshje-me-jadon-sanchon"

Futboll

Gazeta Express

13/07/2025 15:21

Juventusi arrin marrëveshje me Jadon Sanchon

Futboll

Gazeta Express

13/07/2025 15:21

Gazeta Tuttosport raporton se Jadon Sancho ka një marrëveshje parimore me Juventusin, ndërsa bisedimet mes Bianconerëve dhe Manchester United vazhdojnë.

Sipas Tuttosport, anësori anglez ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Juventusin, me një pagë mbi 5 milionë euro në sezon.

Marrëveshja përfshin edhe opsionin për një vit shtesë dhe bonuse deri në 1.5 milionë euro.

Kjo do të thotë se Sancho ka pranuar një ulje page për t’u bashkuar me “Zonjën e Vjetër”, por negociatat mes gjigantëve të Serie A dhe Manchester United janë ende në zhvillim.

Football Italia raportoi më herët këtë javë se Sancho ka vendosur ta bëjë Juventusin përparësi pas përfundimit të huazimit një-sezonal te Chelsea.

Tuttosport gjithashtu konfirmon se kërkesa financiare e Manchester United për anglezin ka rënë në 25 milionë euro, por Juventus ka ofruar 15 milionë euro bashkë me bonuset.

Tuttosport shkruan se Juventus është i bindur se do të arrijë një marrëveshje me Manchester United javën e ardhshme.