Juventus është duke e shtyrë përpara me seriozitet për transferimin e Jadon Sancho nga Manchester United, teksa sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, një takim vendimtar pritet të zhvillohet të mërkurën, më 25 janar, përmes një video-telefonate mes dy klubeve.
Manchester United është i hapur për shitjen e anësorit anglez, i cili duket se e ka mbyllur kapitullin e tij në “Old Trafford”. Sancho u transferua nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2021 për rreth 85 milionë euro, me pritshmëri të mëdha, por nuk arriti të lërë gjurmë në Premier League.
Pas dy sezoneve zhgënjyese, ai u huazua fillimisht te Borussia Dortmund, e më pas te Chelsea, ku gjatë edicionit të kaluar realizoi vetëm 3 gola në 31 paraqitje në Premier League nën drejtimin e Enzo Maresca. Megjithatë, Chelsea vendosi të mos e blejë përfundimisht kartonin e tij.
Tashmë, Juventus është futur seriozisht në garë, dhe mbetet të shihet nëse bisedimet e së mërkurës do të sjellin një marrëveshje mes palëve për një huazim me të drejtë blerjeje apo transferim të plotë të Sancho-s në Serie A.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...