string(62) "juventus-nuk-arrin-qe-te-kendellet-barazon-ne-shtepi-me-parmen"

Futboll

Gazeta Express

30/10/2024 22:40

Juventus nuk arrin që të këndellet, barazon në shtëpi me Parmën

Futboll

Gazeta Express

30/10/2024 22:40

Juventusi ka shënuar barazimin e dytë me radhë kundër Parmës 2-2 në Torino. Ky barazim vjen pas barazimit që bardhezinjtë patën kundër Interit në vikendin e kaluar. McKennie (31’) dhe Weah (49’) shënuan për Juventusin kurse për Parmën Del Prato (3’) dhe Sohm (38’)

Juventusi ka barazuar sonte me Parmën në stadiumin e tyre Allianz në Torino, duke mbetur në vendin e katër me 18 pikë pas 10 xhirove në Serie A.

Pjesa e parë filloi shumë furishëm për Parmën ku që në minutën e tretë, Enrico del Prato merr topin brenda zonës së penalltisë dhe godet me kokë fuqishëm drejt portës. Topin ai e dërgon në këndin e sipërm të majtë, duke e lënë Michele Di Gregorio të pafuqishëm dhe duke shënuar për rezultat 0-1

Juventus ishte afër për të barazuar në minutën e 13-të kur Weston McKennie kërceu lartë dhe goditi bukur me kokë por portieri Zion Suzuki bëri një pritje të mahnitshme. Vlahovic ishte afër por nuk arriti që topin e kthyer ta kthej mbi traversë duke e gjuajtur atë mbi traversë.

Megjithatë, McKennie do të shënonte gol dhe do ta barazonte 1-1 në minutën e 31-të kur Timothy Weah bëri një krosim të mirë në zonë dhe ai arrin të tipi afër pikës së bardhë të penalltisë dhe godet me kokë për ta mposhtur portierin e Parmës.

Parma reagoi përsëri dhe shënoi për 1-2 në minutën e 38 me anë të Simon Sohm që shënoi për rezultat 1-2 në minutën e 38-të.

Juventus barazoi që në fillim të pjesës së parë kur Conceicao pason topin në zonë dhe atë e arrin Weah për ta dërguar në rrjetë dhe rezultati është 2-2.

Juventus ishte shumë afër për ta rikthyer rezultatin por Dusan Vlahovic nuk arriti ta konkretizoi rastin e tij në minutën e 56-të.

Pas kësaj minute, ndeshja ishte e qetë me Juventusin që nuk arrinte që të kthente rezultatin dhe t’i fitonte tri pikë.

Parma  ishte ajo që sulmoi dhe ishte afër të shënonte në minutën e 83-të kur Gabriel Charpentier goditi por Gregorio bëri një pritje të shkëlqyer.

Juventus do të udhëton në Udinese për ndeshjen e radhës derisa Parma do të këtë punë me Genoan në shtëpi. /GazetaExpress/