Juventus ka arritur më vështirësi të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra e Pirlos është dashur të luaj plus 30 minuta për të kaluar tutje në çerekfinale ku një gol i shënuar nga i riu Rafia.
Juventusit i janë dashur 30 minuta shtesë për ta eliminuar Genoan nga Kupa e Italisë.
Ashtu sikurse Milani dhe Interi, edhe Juventusi do të luajë dy herë nga 15 minuta pasi që koha e rregullt e kësaj ndeshjeje ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.
Dy golat Juventusi i shënoi në pjesën e parë.
Fillimisht ishte dejan Kulusevski që shënoi gol në minutën e dytë.
Në minutën e 23-të Alvaro Morata shënoi golin e dytë për Juventusin dhe u mendua që gjithçka do të ishte lehtë këtu për Juventusin.
Por, kështu nuk menduan mysafirët pasi që katër minuta më vonë reaguan duke ngushtuar epërsinë në 2-1, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Juventus vazhdimisht e kërkonte golin e tretë dhe të fitores por prapë nuk e arriti atë.
Pas minutës 70 Genoa filloi të jetë më aktive dhe arriti që të shënonte gol në minutën e 74-të.
Ishte një gol i bukur i të riut Melegoni.
Ky gol aktivizoi Juventusin që kërkuan që të kalojnë në epërsi por që nuk e arritën këtë edhe pse në ndeshje u aktivizua Cristiano Ronaldo në vend të Wesleyit në minutën e 88-të.
Kështu, kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime për të përcaktuar fituesin e saj.
Në dy pjesët e shtesave Juventusi ishte më i mirë dhe golin e fitores e arriti me anë te të riut Rafia i cili shënoi në minutën e 104-të te ndeshjes duke i shmangur kështu ethet e penalltive.
Juventus në çerekfinale do të luajë kundër çiftit Sassuolo-SPAL, ndeshje që do të luhet nesër. /GazetaExpress/