Edon Zhegrova e ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të Serie A, por jo vetëm.
Ai iu bashkua Juventusit, pas tri vite e gjysmë si lojtar i Lille në Ligue 1, shkruan “Gazeta Express”.
Gjatë ditës, Zhegrova i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin juventin, e cila e mbanë në Turin deri në vitin 2030. Juventusi e zyrtarizoi transferimin e tij në rrjetet sociale, pak orë pas përfundimit të merkatos së verës.
Po ashtu, “Zonja e Vjetër” e ka bërë të ditur edhe çmimin e paguar për yllin dardan.
14.3 milionë euro do të ‘derdhen’ në arkat e Lille, në një periudhë katërvjeçare, teksa 1.2 milionë tjera do të jenë si pagesa shtesë. 3 milionë të tjera do të jenë bonuse, nëse arrihen disa objektiva sportive.
Zhegrova karrierë ka bërë edhe te Baseli e Genk, nga ku u bë i njohur për publikun evropian./GazetaExpress/