Juve nuk këndellet pa Ronaldon - Gazeta Express
string(30) "juve-nuk-kendellet-pa-ronaldon"

Juve nuk këndellet pa Ronaldon

Gazeta Express

25/10/2020 22:44

Tjetër barazim për Juven, tjetër dështim në Serie A pa Ronaldon. Juventusi mbetet tri pikë prapa liderit, Milanit, skuadra e Stefano Piolit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Andrea Pirlo është duke hasur në vështirësi në këtë fillim sezoni në stolin e Juventusit.

Lexo Edhe:

Skuadra e tij, pas barazimit me Crotonen është ndalur edhe në shtëpi.

“Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Hellas Veronën në një ndeshje ku mungoi sërish Cristiano Ronaldo, pasi vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët.

Andrea Favilli shënoi për mysafirët në minutën e 60’, për 0-1.

Juve reagoi duke barazuar rezultatin në minutën e 77’. Ardhja e re, Dejan Kulusevski, shënoi një gol të bukur për 1-1, duke i dhënë shpresa skuadrës së Andrea Pirlos për diçka më shumë në këtë takim.

Por, kjo gjë nuk ndodhi edhe përkundër tentimeve të shumta, duke u mbyllur sfida 1-1.

Pirlo inkuadroi në lojë në minutën e 90’ sulmuesin shqiptar, Giacomo Vrioni, por me vetëm pesë minuta shtesë, nuk kishte se si të ndihmonte Juven.

Juventusi tani gjendet në pozitën e pestë me nëntë pikë, mbetet tri pikë prapa liderit, Milanit, skuadra e Stefano Piolit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/