Juve mendon veç për fitore - Gazeta Express
string(26) "juve-mendon-vec-per-fitore"

Juve mendon veç për fitore

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 15:10

“Bianconeri” nuk kanë më vend për gabime, llogarisin në tri pikë sonte ndaj Spezias për ta ndjekur Interin në luftën për titull të kampionit

Pas gabimit që e bëri me Veronën, Juventusi nuk ka më vend për gabime, nëse dëshiron ta mbrojë titullin e kampionit.

Lexo Edhe:

“Bianconeri” janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të mundohen të reflektojnë qysh sonte, shkruan Gazeta Express.

Bardhezinjtë do ta presin Spezian në Torino dhe llogarisin në tri pikë nga kjo përballje.

Vetëm në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo me shokë do ta mbanin hapin me liderin Inter.

“Nerazzurri” aktualisht i kanë 10 pikë më shumë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Spezia do ta kërkojnë mrekullinë në Torino.

Dueli në mes të Juventusit dhe Spezias do të fillojë në orën 20:45. /Gazeta Express/