Juve e PSG ia mësyjnë Ramosit - Gazeta Express

Gazeta Express

22/10/2020 16:45

Juve e PSG ia mësyjnë Ramosit

Gazeta Express

22/10/2020 16:45

Mbrojtësi spanjoll me përvojë mund të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi verën e ardhshme

Juventusi dhe Paris Saint-Germaini janë futur në garë për Sergio Ramosin.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, përcjell Gazeta Express.

Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit spanjoll me Real Madridin do të skadojë vitin tjetër.

Andaj, gjatë verës së vitit 2021 përfaqësuesi spanjoll do të jetë lojtar i lirë.

Ramos është i vendosur të qëndrojë aty ku është, por një ofertë e majme nga Juve apo PSG-ja mund t’ia ndërrojë mendjen ish-futbollistit të Sevillës.

Ramos ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/