Mbrojtësi i krahut nuk ka impresionuar sa duhet në Torino dhe gjatë verës mund të largohet nga Bardhezinjtë
Juventusi është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Mattia De Sciglion në afatin kalimtar të verës.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.
Paris Saint-Germaini dhe Valencia kanë shprehur interesim për futbollistin 27 vjeçar.
Përfaqësuesi italian ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” edhe dy vjet, por mund të largohet qysh këtë verë.
Ish-futbollisti i Milanit nuk është startues i rregullt në ekipin e Maurizio Sarrit.
De Sciglio, i cili mund të luajë në të dy krahët, po e kërkon një sfidë të re.
Ai e do një klub ku do të mund të luante në vazhdimësi. /Gazeta Express/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...