Jusufi Kajolli: Në vitin 2009 mund të merrnim rreth 50 njohje nga shtetet islame, na dëmtoi fjalimi i Enver Hoxhës - Gazeta Express
string(112) "jusufi-kajolli-ne-vitin-2009-mund-te-merrnim-rreth-50-njohje-nga-shtetet-islame-na-demtoi-fjalimi-i-enver-hoxhes"

Gazeta Express

20/10/2020 21:57

Jusufi Kajolli: Në vitin 2009 mund të merrnim rreth 50 njohje nga shtetet islame, na dëmtoi fjalimi i Enver Hoxhës

Gazeta Express

20/10/2020 21:57

Profesori Muhamet Jusufi Kajolli, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në një kongres ku kanë marrë pjesë shtetet islame të botës, fjala e ministrit Enver Hoxha, që atëherë ishte ministër i Arsimit, i ka kushtuar shumë Kosovës.

Sipas profesorit, Kosova aty mund të fitonte më shumë se 50 njohje nga shtet islame. Por, sipas tij, kjo nuk ndodhi për shkak të fjalimit të ministrit Hoxha.

Lexo Edhe:

“Në vitin 2009 më duket, menjëherë pasi u shpall pavarësia e Kosovës, ishte kongresi i Organizatës Islame Botërore. Aty, pikë rendi ishte edhe të flitet për njohjen apo mos-njohjen e Kosovës”, ka thënë Jusufi Kajolli.

“Në vend që të shkonte presidenti i shtetit që ta përfaqësonte Kosovën, shkoi ministri i atëhershëm i Arsimit, Enver Hoxha. Neve na ka kushtuar shumë fjala e tij”, ka tëhnë Jusufi Kajolli.

Sipas profesorit, Kosova mund t’i fitonte njohje nga më shumë se 50 shtete.

“Aty ne mund të pranoheshim si shtet në bllok rreth 50 shtete”, thotë Jusufi Kajolli.

Sipas tij, Hoxha tha se Kosova përfaqëson vlera demokratike dhe jo islame, andaj edhe këto shtete nuk e pranuan Kosovën shtet.

“I jepet fjala ministrit Hoxha, që në diplomaci është një gabim i madh të dërgohet ministri i Arsimit në mbledhje të tilla. Ministri Hoxha tha se ne në Kosovë përfaqësojmë vlerat demokratike tash e 2000 vjet dhe tha se ne nuk përfaqësojmë vlera islame”, shtoi Jusufi Kajolli