Justina Pula mohon se është propozuar nga PDK për Presidente: Askush s'më ka kontaktuar - Gazeta Express
string(86) "justina-pula-mohon-se-eshte-prop1ozuar-nga-pdk-per-presidente-askush-sme-ka-kontaktuar"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 14:20

Justina Pula mohon se është propozuar nga PDK për Presidente: Askush s’më ka kontaktuar

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 14:20

Kryeakademikja Justina Pula ka mohuar se është kontaktuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas raportimeve se ajo është kandidatja e kësaj partie për Presidente.

“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit, e nëse nuk ka biseduar, atëherë nuk ka propozim nga ana e PDK-së”, tha ajo për rtv21.tv. Derisa kur u pyet nëse do ta pranonte këtë post, ajo nuk pranoi të përgjigjej.

Këto raportime i quajti spekulime edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se PDK s’ka kandidat për President pa një marrëveshje paraprake./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement