Kryeakademikja Justina Pula ka mohuar se është kontaktuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas raportimeve se ajo është kandidatja e kësaj partie për Presidente.
“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit, e nëse nuk ka biseduar, atëherë nuk ka propozim nga ana e PDK-së”, tha ajo për rtv21.tv. Derisa kur u pyet nëse do ta pranonte këtë post, ajo nuk pranoi të përgjigjej.
Këto raportime i quajti spekulime edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se PDK s’ka kandidat për President pa një marrëveshje paraprake./Express/