Justin dhe Hailey Bieber në takim me presidentin francez dhe gruan e tij, modelja surprizon me veshjen - Gazeta Express
string(101) "justin-dhe-hailey-bieber-ne-takim-me-presidentin-francez-dhe-gruan-e-tij-modelja-surprizon-me-veshjen"

Rozë

Gazeta Express

22/06/2021 12:23

Justin dhe Hailey Bieber në takim me presidentin francez dhe gruan e tij, modelja surprizon me veshjen

Rozë

Gazeta Express

22/06/2021 12:23

Justin dhe Hailey Bieber udhëtuan drejt Parisit ku u takuan me presidentin Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte. Këngëtari postoi një foto nga takimi në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e gruas së tij.

Modelja vendosi të vishte një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë dhe një çantë Liffner.

Lexo Edhe:

Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.

Elementi i papritur është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar.

Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.