Justin Bieber rrëfen kohën kur ishte i varur nga droga - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

15/04/2021 16:04

Justin Bieber rrëfen kohën kur ishte i varur nga droga

Rozë

Gazeta Express

15/04/2021 16:04

Justin Bieber është një ndër emrat më të komentuar të muzikës në botë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “GQ”, ai ka rrëfyer për varësinë e tij ndaj drogës.

“Kam pasur një zakon të keq të drogës. Arrija deri në pikën ku rojet e sigurisë hynin në dhomën time natën për të më kontrolluar pulsin në mënyrë që të siguroheshin që isha ende gjallë. Tashmë, fatmirësisht kam një grua që e adhuroj, tek e cila ngushëllohem, ndihem i sigurt krah saj”, ka thënë këngëtari.

Ai ka treguar se viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë.

Këngëtari 27-vjeçar tha se vështirësitë fillestare në martesën e tyre vinin thjesht mungesa e besimit.

“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë sepse kishte shumë punë. Thjesht kishte mungesë besimi. Kishte të gjitha këto gjëra që nuk doni t’i pranoni personit me të cilin jeni, sepse është e frikshme”, u shpreh Justin. “Ne thjesht po krijojmë këto momente për ne si çift, si familje, që po ndërtojmë këto kujtime. Dhe është e bukur që ne kemi atë për të pritur me padurim. Më parë, nuk e kisha atë që të prisja me padurim në jetën time. Jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Unë nuk kisha një tjetër të rëndësishëm. Nuk kisha dikë që ta doja. Por tani e kam atë”.

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018.