Justin Bieber flet për herë të parë rreth thashethemeve që qarkullonin rreth tij dhe manjatit të repit Sean “Diddy”-it Combs.
Ai nuk ishte viktimë e Diddy-t, tha një zëdhënës i këngëtarit për portalin amerikan të personazheve të famshëm “TMZ”.
Combs është aktualisht në gjyq për akuza të rënda.
55-vjeçari e ka ndihmuar Justin Bieberin të depërtojë në industrinë e muzikës në moshën 15 vjeç dhe ka patur dyshime se mund ta ketë keqpërdorur si njomak që ishte.
Sean Combs u arrestua në shtator të vitit 2024. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet ligjzbatuese e akuzojnë atë për kërcënim dhe abuzim me njerëz midis viteve 2004 dhe 2024.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...