Justin Bieber e Ariana Grande publikojnë bashkëpunimin e parë, këngën romantike Stuck With U - Gazeta Express
string(91) "justin-bieber-e-ariana-grande-publikojne-bashkepunimin-e-pare-kengen-romantike-stuck-with-u"

Justin Bieber e Ariana Grande publikojnë bashkëpunimin e parë, këngën romantike Stuck With U

Gazeta Express

08/05/2020 10:57

Ariana Grande e Justin Bieber janë bërë bashkë për herë të parë për të punuar për një duet.

Ata kanë publikuar sot këngën romantike me titullin ‘Stuck With U’, që e kanë punuar enkas për ditët në karantinë që po kalon bota.

Lexo Edhe:

Dyshja kanë punuar këtë këngë të frymëzuar nga mbrëmjet e maturës, që duhet të mbaheshin në këtë periudhë dhe vidoja që shoqëron këngën është një kombinim i videove të dërguar nga fansat të cilët do të kishin mbrëmjen e maturës në këtë kohë të vitit e gjithashtu shumë që po kalojnë këto ditët në izolim bashkë me të dashurit e tyre.

“Dua të ju shoh juve duke u argëuar në karantinë. Kjo është një këngë mature për të gjithë ata që nuk mund të shkojnë në mbrëmjen e maturës tani”, ka shkruar Bieber kur i ka kërkuar fansave që të dërgojnë videot për videoklipin e këngës./Gazeta Express.

Ariana Grande & Justin Bieber – Stuck with U (Lyrics)