Jusaj: Llogaritet se kjo ka qenë ngritja më e madhe në histori e çmimit të naftës dhe mungesa më e madhe e menjëhershme - Gazeta Express
string(118) "jusaj-llogaritet-se-kjo-ka-qene-ngritja-me-e-madhe-ne-histori-e-cmimit-te-naftes-dhe-mungesa-me-e-madhe-e-menjehershme"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:43

Jusaj: Llogaritet se kjo ka qenë ngritja më e madhe në histori e çmimit të naftës dhe mungesa më e madhe e menjëhershme

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:43

Shkëlzen Jusaj, pronar i njërës prej kompanive më të mëdha në vend, “PetrolCompany”, që merret me tregtimin e derivateve të naftës, ka thënë se lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 20% e sasisë së naftës për tregjet botërore, ka shkaktuar mungesën më të madhe të menjëhershme të ndodhur ndonjëherë dhe kjo ka bërë që edhe çmimet të rriten përnjëherë.

Jusaj, kompania e të cilit në vitin 2025 ka qarkulluar përafërsisht 100 milion euro, ka thënë se mungesa e madhe ka trazuar edhe bursat ndërkombëtare, e që pa asnjë përjashtim këto ndryshime i kemi vërejtur edhe në Kosovë.

“Llogaritet se kjo ka qenë ngritja më e madhe e menjëhershme në histori e çmimit të karburanteve dhe po ashtu edhe mungesa më e madhe e menjëhershme e karburanteve për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit. Marrë parasysh se 20% e tregut mungon, automatikisht kjo ndikon në bursat ndërkombëtare, pasi kjo mungesë prej 20% duhet të orientohet në tregje të tjera dhe kjo kërkesë ekstreme ka bërë që çmimet të rriten në mënyrë të pakontrolluar. Sigurisht, në vazhdimësi janë duke u bërë përpjekje që tregu i karburanteve të normalizohet”, ka thënë Jusaj.

Por si ka ndikuar kjo krizë e menjëhershme në tregun vendor?

Jusaj thotë se rritja e pakontrolluar e çmimeve ka bërë që shpenzimet për derivate të qytetarëve tanë të rriten ndjeshëm.

“Këto lëvizje normalisht që kanë ndikuar në tregun vendor. Për shembull, nëse për një rezervuar të makinës çmimi është rritur prej 15 deri në 20 euro, kjo do të thotë që për buxhetin familjar është një ngarkesë e madhe. Kjo ngarkesë nuk është vetëm për një familje, por për ekonominë në tërësi, sepse në çdo produkt nafta merr pjesë dhe kjo automatikisht ndikon në ngritjen e çmimeve në tërësi dhe jo vetëm të naftës. Edhe pse mund të themi se kjo krizë me çmime është e përkohshme dhe po tentohet të gjendet zgjidhje, prapëseprapë ndikimet e saj në ekonomi nuk janë lehtë të evitueshme. Këto ditë, edhe pse mund të jetë edhe për shkak të Ramazanit, kemi vërejtur një numër shumë më të vogël të qarkullimit të makinave”, ka shtuar Jusaj.

Kreu i “PetrolCompany” ka thënë se në përgjithësi ekonomia jonë vendore po kalon në një krizë ekonomike, me një inflacion të lartë dhe të pakontrolluar, si dhe në mungesë të politikave fiskale që do të stimulonin prodhimin vendor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement