Juristi Sejdiu kritikon afatin e Kushtetueses: Vendime të tilla nuk mund të presin javë - Gazeta Express
string(86) "juristi-sejdiu-kritikon-afatin-e-kushtetueses-vendime-te-tilla-nuk-mund-te-presin-jave"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:29

Juristi Sejdiu kritikon afatin e Kushtetueses: Vendime të tilla nuk mund të presin javë

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:29

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës.

Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.

E lidhur me këtë, juristi Korab Sejdiu ka reaguar, duke thënë se për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

Sejdiu tutje thotë se ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

Postimi i plotë:

Fakti që masa e përkohshme është në fuqi deri më 31 mars lë të kuptohet se vendimi meritor mund të merr javë. Për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

Kur ekziston ky rrezik i theksuar i një vakumi institucional, ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

Sepse në raste të tilla nuk kërkohet vetëm interpretim i drejtë i Kushtetutës, por edhe efikasitet në vendimmarrje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement