Juristi bën llogarinë, sa humb shteti nëse një grevist e padit për ndalje të rrogës - Gazeta Express
string(82) "juristi-ben-llogarine-sa-humb-shteti-nese-nje-grevist-e-padit-per-ndalje-te-rroges"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 15:24

Juristi bën llogarinë, sa humb shteti nëse një grevist e padit për ndalje të rrogës

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 15:24

Qeveria është e prerë në mosekzekutimin e pagave të punonjësve publikë që gjatë shtatorit mbajtën grevë. Ky vendim, sipas juristit Ehat Miftaraj, është në kundërshtim me ligjin, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka rikonfirmuar se shteti nuk i qet pagat e atyre që mbajtën grevë gjatë shtatorit. Kjo i bie që mësimdhënësit nuk paguhen.

Lexo Edhe:

Juristi Miftaraj ka bërë përllogaritjen se sa do të humbte shteti, nëse një punjonës grevist do të bënte padi, pas, sipas juristit, një i tillë do ta fitonte rastin.

Shkrimi i plotë:

Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj.  Eshte persekutim ndaj grevisteve.

Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore. 

Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro.    Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.

P.S.  Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.