Në emisionin “Kosova Live” në T7, avokati Xhevdet Smakiqi dhe juristi nga IKD, Gëzim Shala, zhvilluan një debat rreth deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për gjyqtarin Radomir Llaban, të cilin ajo e quajti “të rrezikshëm”.
Megjithë dallimet në qasjen juridike, të dy ranë dakord për një pikë thelbësore: nëse nuk ka fakte të ofruara publikisht për rrezikshmërinë e Llabanit, ai ka të drejtë ligjore ta padisë presidenten për shpifje.
Ky qëndrim erdhi pas deklaratave të Osmanit, e cila publikisht tha se Llaban “përbën rrezik për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, pa bërë publike ndonjë fakt konkret.
Video e plotë nga ky diskutim:
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...