Nga data 15 deri më 19 nëntor do të zhvillohet Panairi i 26 i LIBRIT. Mes shumë aktiviteteve, një nga ata që pritet me shumë interes, është edhe konkursi i Çmimeve të Panairit.
Juria këtë vit përbëhet nga personalitete të letërsisë dhe kulturës:
Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese – kryetare
Aristotel Spiro – përkthyes, gjuhëtar
Enkel Demi – shkrimtar
Erion Kristo – pedagog, përkthyes
Monika Stafa – gazetare e kulturës
Autori, përkthyesi, libri më i mirë për fëmijë etj. i vitit 2023 do të përzgjidhen për këto çmime te mirepritura.
Në konkurrim do të përfshihen të gjitha botimet pas Panairit të 25 të Librit (dhjetor 2022 – nëntor 2023), përjashtuar ribotimet. Mund të futen në garën e çmimeve me librat e tyre të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.
Shumë libra janë paraqitur dhe shumë të tjerë priten ende. Data e fundit e dorëzimit të librave është 3 nëntor 2023.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...