string(92) "juliana-nura-thote-se-e-ka-shok-gjestin-por-nuk-tregon-se-a-u-takua-ai-me-eglin-ne-prishtine"

Yjet

Gazeta Express

10/06/2025 18:48

Juliana Nura thotë se e ka shok Gjestin – por nuk tregon se a u takua ai me Eglin në Prishtinë

Yjet

Gazeta Express

10/06/2025 18:48

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Juliana Nura

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Juliana Nura. Ditët e fundit ka bërë bujë në media lajmi se Juli i ka gjetur biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi nëpërmjet Armand Dukës, ndërkohë që ky i fundit ka thënë se nuk e njeh.

Pjesë nga intervista:

Kush ishte ylli i mbrëmjes në stadium nga vajzat e njohur të showbizit që ishin aty?

Unë i njoh të gjitha dhe janë të gjitha shumë goca të mira. Por unë e kam thënë dhe më herët në intervista, jo vetëm pse e kam shoqe, por mua më pëlqen shumë Marina Vjollca, është shumë e bukur. Kishte plot vajza të bukura, jo vetëm të showbizit, por dhe vajza të thjeshta, që kam bërë foto me to, kam bërë muhabet dhe ishin shumë të mira. Ne jemi të bekuar me bukurinë tonë, më e mira në gjithë Evropën. Shqiptaret janë më të bukurat, unë kështu mendoj.

Çfarë bëhet me Gjestin në Prishtinë, a takohet ai me Eglin?

Unë me Gjestin kam muhabet, është një djalë shumë i mirë dhe jam shumë e lumtur që fitoi “Big Brother VIP Albania 4” sepse e ka merituar. Kur ta takoj tani për kafe, do ta çoj një foto.

Unë nuk merrem me jetën e askujt, vetëm timen. /TAR/