Julian Alvarez drejt Barcelonës? Reagojnë agjentët e sulmuesit - Gazeta Express
string(61) "julian-alvarez-drejt-barcelones-reagojne-agjentet-e-sulmuesit"

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 14:16

Julian Alvarez drejt Barcelonës? Reagojnë agjentët e sulmuesit

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 14:16

Lidhjet mes Barcelona dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Julian Alvarez, vazhdojnë të raportohen nga mediat argjentinase, teksa katalanasit janë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowski.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, aktualisht nuk ka bisedime zyrtare mes Barcelonës dhe lojtarit, as me Atletico Madridin. Thuhet se informacionet e fundit kanë ardhur nga agjentët e Alvarez, ndërsa çdo interes eventual do të drejtohej menjëherë te drejtuesit e Atleticos.

Së fundmi u raportua se çmimi i kërkuar për argjentinasin mund të arrijë deri në 200 milionë euro, por presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, ka deklaruar vazhdimisht se lojtari nuk është në shitje.

Edhe pse konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, ky sezon ka qenë më i vështiri për Alvarez që nga ardhja në kontinent. Ai ka realizuar 13 gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje, ndërsa në La Liga nuk ka shënuar që nga muaji nëntor.

Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën, por pengesë kryesore mbeten kufizimet financiare dhe limiti i pagave. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement