Juli debaton ashpër me Françeskën: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja… - Gazeta Express
string(69) "juli-debaton-ashper-me-francesken-ti-do-te-provokosh-te-hedhesh-kunja"

Juli debaton ashpër me Françeskën: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja…

TV/Film

Gazeta Express

06/03/2024 20:40

Françeska dhe Juli kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë me disa nga banorët e tjerë.

Kjo si pasojë e provokimeve që ka bërë Françeska, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga Juli.

Lexo Edhe:

Një pjesë nga debati:

Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.

Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.

Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.

Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?

Juli: Unë nuk po them që je gabim.

Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.

Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.

Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.