Të enjten, më 27 shkurt, në 7Arte, Mitrovicë, promovohet libri “Jugosllavia u Shemb në Trepçë” nga Anna Di Lellio. Ngjarja fillon në ora 19:00 dhe përfshin një diskutim mes autores dhe moderuesit Lulzim Hoti.
Në shkurt të vitit 1989, 1,330 minatorë shqiptarë nga kompleksi minerar “Trepça” refuzuan të largoheshin nga tunelet për tetë ditë e tetë net. Ata protestuan kundër amandamenteve të Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, përmes së cilës, krahinës së Kosovës iu garantua autonomia nga Serbia, shumicës shqiptare iu garantua mundësia e zgjedhjes së një udhëheqësie lokale dhe punonjësve, e drejta për vetëmenaxhimin. Greva dështoi, por u bë shtysë e një lëvizjeje popullore. Represioni që pasoi, i çeli udhë një përçarjeje të pazgjidhshme midis shqiptarëve dhe serbëve: greva e Trepçës ishte fillimi i fundit tragjik të Jugosllavisë.
Botuar nga Iniciativa për Histori Gojore dhe forumZFD Kosova, me mbështetjen e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...