Një mjegull e dendur ka mbuluar juglindjen që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve. Të gjitha akset nacionale dhe rurale të zonës janë përfshirë nga mjegulla, çka ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë për drejtuesit e automjeteve.
Policia Rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë distancat e sigurisë, në mënyrë që të shmangen aksidentet. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në zonë gjatë kësaj dite.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...