23-vjeçari Stjuart Smakaj, i cili vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja mbrëmjen e 17 gushtit në Shkodër, së bashku me vëllain e tij Sebastian Smakaj, janë përfshirë edhe në një sherr me disa efektivë policie gjatë vitit 2015.
Një prej policëve të përfshirë në konfliktin me vëllezërit Smakaj në vitin 2015-të, Idlir.V, ka rrëfyer ngjarjen e atëhershme, ku ka deklaruar se 23-vjeçari Stjuart Smakaj ka ofenduar dhe dhunuar policët duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku.
Daja i vëllëzerve Smakaj, Mehdi Ivziku, njihet si një person problematik në Shkodër.
Ai dyshohet që kishte gisht në vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Durrës, e për këtë arsye gjatë marsit të vitit të kaluar policia bastisi shtëpinë e tij.
Gjatë shoqërimit në polici në vitin 2015-t, Smakaj ka kërcënuar policin Idlir V. duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivzikut.
“Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut,”- mësohet të ketë thënë ai.
Sipas efektivit Idlir.V, dëshminë e të cilit e sjellë të plotë gazetari Elton Qyno, Stjuart Smakaj ka qëlluar me grusht dhe e ka ofenduar policin.
“Ndërhymë në banesën ku ndodhej Smakaj me shokët e tij, pasi po bënin shumë zhurmë. Në momentin që u afruam te banesa, pamë dy prej djemve që ishin shtrirë në dyshek. Nga frika se mos kishin ndonjë send të paligjshëm, iu kërkuam që të çohen, por në këtë moment, Smakaj tha:“…pse të çohen, ca pune keni ju, po të mos çohem çfarë bëni ju, mos na e rruani fort k…’etj, por më pas njëri prej tyre (që më pas e identifikuam si Nikola Curgu), filloj të grihej.
Në momentin kur Nikola po ngrihej, personi tjetër që ishte i shtrirë (i identifikuar më pas si Stjuart Smakaj) filloi të na shante me fjalë banale nga familja duke sharë “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..” dhe filloi të na shtynte dhe të bërtiste. Ne u munduam t’i qetësonim dhe kërkuam përforcime të tjera.
Aty filloi një zenkë ndërmjet tyre dhe nesh ku Stjuart Smakaj në fillim më ka goditur njëherë me grusht në fyturë në pjesën e hundës dhe më pas ka goditur edhe Xhevahir Alinë në pjesën e ballit si dhe ka shtyrë me forcë Redianin dhe Sokolin.
Nikola Curgu ka pasur në dorë një send që më është dukur si levë ose çelës anglezë dhe e di se njëherë më ka goditur në shpinë, por nuk e kam fiksuar mirë nëse më ka goditur me grushtë apo me levë.
Personi tjetër i identifikuar më pas si Noel Bajrami e kam parë se ka shtyrë fortë që të gjithëve ne, ndërsa personi i fundit i identifikuar më pas si Albert Merturi nuk ka qenë shumë aktiv dhe është mundësuar që të qetësoj shokët dhe të na ndante.
Pas gjithë shtyrjeve me ta, edhe pse nuk pranonin dhe kundërshtonin me force dhe u përplasëm për muresh me ta (ku mua dhe më grisur këmisha e punës) ka ardhur edhe patrulla tjetër (e përbërë nga Afrim Saloviq, Afrim Alushi dhe Mario Ibro) dhe më ndihmën edhe të tyre kemi arritur t’i ulnim në pjesën e poshtme, t’i prangosnim dhe t’i fusnim në makina me qëllim shoqërimin e tyre.
Në momentin kur i kemi futur në mjet ka ardhur edhe një person tjetër që ishte babai i Stjuart Smakaj dhe na ofendoi dhe kërcënoi se “…po ma preku ndokush djalin tim, do ja q….ropt më të mirit”.
Më pas kemi bërë shoqërimin e të katër personave së bashku me Halil Smakaj, babai i Stjuartit,”- rrëfen efektivi.
Kujtojmë se 23-vjeçari Stjuart Smakaj vrau mbrëmjen e 17 gushtit shokun e tij Gledis Kraja.
Smakaj pas një konflikti për parking me pronarin e një mobilerie, Denis Halilin, qëlloi me automatik mbi të.
Nga breshëria e plumbave, një prej tyre goditi në shpatull edhe shokun e 23-vjeçarit, Gledis Krajës, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.
Pas ngjarjes, Stjuart Smakaj u vetëdorëzua në polici, ndërsa vëllai Sebastiani dhe babai i tij janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se strehuan autorin pas krimit.