Mërgimtari Esat Rexhepi, nga Polonia, ka treguar përjetimin e tij tronditës në kufirin me Serbinë, ku sipas tij është ndaluar dhe dhunuar brutalisht nga policia serbe.
Rexhepi rrëfen se nuk ishte i vetmi i ndaluar. Sipas tij, policia kishte futur në një dhomë afër edhe shqiptarë të tjerë, të cilët i maltretonin dhe i merrnin në pyetje.
“Ju thojshin serbisht: ‘Keni me kallxu edhe nana ku ju ka bo, degjoheshin britma nga dhomat tjera”, tha Rexhepi.