“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua” - Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat - Gazeta Express
string(69) "ju-shpall-zyrtarisht-burre-e-grua-mateo-dhe-brikena-shkembejne-unazat"

TV/Film

Gazeta Express

06/04/2026 22:14

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua” – Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat

TV/Film

Gazeta Express

06/04/2026 22:14

Në shtëpinë e Big Brother VIP është futur edhe një e ftuar speciale, mbesa e vogël e Mateos e cila ka sjellë unazat për çiftit të cilët po kurorëzojnë sot dashurinë e tyre me një dasmë.

Çifti Mateo-Brikena ka shkëmbyer unazat mes tyre, dhe më pas kanë vallëzuar nën ritmet e këngës së tyre ‘Të Dua’ të cilën banori ia ka dedikuar disa kohë më parë.

“Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe i vështirë, plot emocione. Doja të thoja që ti më ke dhënë të gjitha ngjyrat e këtij BB. Do ma bësh edhe jashtë jetën më të bukur”, u shpreh Mateo.

“Unë doja të thoja shumë gjëra, por kam shumë emocione. Unë nuk e kisha menduar kurrë të bëja një dasmë këtu. Pranova sepse unë ndjej shumë për ty dhe dua të jem përgjithmonë me ty”, u shpreh Brikena.

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”, tha Kristi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement