Ju prezantojmë gjevrekët më të shijshëm në Kosovë - Gazeta Express
string(49) "ju-prezantojme-gjevreket-me-te-shijshem-ne-kosove"

Ju prezantojmë gjevrekët më të shijshëm në Kosovë

Gazeta Express

22/09/2020 17:43

Gazetare: Gelina Maloku

Kujt do t’ia merrte mendja se kjo furrë e vogël ka diçka tejet të veçantë.

Lexo Edhe:

E nisur nga të parët e familjes Qollaku, ndër më të vjetrat në qytetin e Mitrovicës, kjo furrë njihet për recetën e gjevrekëve më të shijshëm në Kosovë, apo perecave si quajnë në këtë anë.

Granit Qollaku e ka të trashëguar këtë punë nga stërgjyshi i tij.

Kjo furrë prodhon vetëm bukë klasike të bardhë, e pereca dhe kifle të kryposura. Nuk ka vend që të ulesh e të hash, shërbimi bëhet vetëm përmes kësaj dritareje të vogël.