“Ju kaurët keni bërë lekë, unë jo”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 57- vjeçarit në Gjirokastër - Gazeta Express
string(99) "ju-kauret-keni-bere-leke-une-jo-zbardhet-deshmia-e-autorit-te-vrasjes-se-57-vjecarit-ne-gjirokaster"

“Ju kaurët keni bërë lekë, unë jo”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 57- vjeçarit në Gjirokastër

Gazeta Express

06/08/2020 11:54

Pak orë pas arrestimit zbardhet dëshmia e Mihal Thimjos, autorit të vrasjes së 57- vjeçarit Gëzim Saraçi, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Poliçan-Suhë, afër Gjirokastrës.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën nga policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes, Mihal Thimjo.

Lexo Edhe:

Thimjo ka pranuar para policisë se e ka kryer krimin, duke u shprehur se ai e kishte ofenduar dhe se kishte humbur durimin.

“Ai me shau e më ofendoi gjatë gjithë rrugës, më thoshte ju kaurët keni bërë para ndërsa unë jo. I thoja mos më shaj e mos më ofendo, por nuk ndalonte. Me qëlloi fillimisht me grusht në bark e më pas më goditi fort. Nuk durova dot e në atë moment e kam qëlluar më levë. Më humbi durimi mu errësuan sytë sepse nuk e prisja të më shante në atë mënyrë. Ne kemi qenë miq”, është shprehur autori i krimit.