“JU KA RREJT ALBINI JU KA SOS – NUK KA THANË E VOTOJ – MOS SHPIF - KENI LAKMU”, Përplasja e ashpër Sherifi – Olluri - Gazeta Express
string(104) "ju-ka-rrejt-albini-ju-ka-sos-nuk-ka-thane-e-votoj-mos-shpif-keni-lakmu-perplasja-e-ashper-sherifi-olluri"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 22:03

“JU KA RREJT ALBINI JU KA SOS – NUK KA THANË E VOTOJ – MOS SHPIF – KENI LAKMU”, Përplasja e ashpër Sherifi – Olluri

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 22:03

Gazetari Parim Olluri e Bilall Sherifi nga partia Nisma, debatuan sonte në Pressing në T7 për bisedimet që Limaj dhe Kurti zhvilluan për konstituimin e Kuvendit.

Pjesë nga debati mes tyre:

Olluri: Nuk kemi pritë na që ai (Limaj) e thotë këtë deklaratë. Për një kryetar partie mjafton me thanë që për interes kombëtar e votoj edhe këtë

Sherifi: Gjema fjalinë ku thotë e votoj

Olluri: Jam i gatshëm për interes kombëtar mu merr vesh me shkatërruesin e Kosovës (citon Limajn)

Sherifi: Mos shpof, s’e ka thanë e votoj

Olluri: Jam i gatshëm me bashkëpunu, pozicionim është. Ka dal në kafe kryetari yt me Albin Kurtin e ka folë postin e kryeparlamentarit. Edhe e ka rrejtë e ka sos kryetarin e partisë…

Sherifi: Kqyre tash, i mashtruari qenka fajtor, e mashtruesi jo

Olluri: Z.Kurti ju ka rrejtë, ju ka sos…ke lakmu.