Ju ka marrë malli për një hit vjeshte, ja ku e keni - Gazeta Express
string(50) "ju-ka-marre-malli-per-nje-hit-vjeshte-ja-ku-e-keni"

Ju ka marrë malli për një hit vjeshte, ja ku e keni

Gazeta Express

12/10/2020 17:01

Jemi në vjeshtë. Jemi të lodhur me këngët dhe stinës së verës plot ritëm, por kështu nuk është me këngën “No Bugatti” të artistes Bessa

Kënga është lansuar sonte dhe është njëra prej këngëve që i përshtatet më se shumti stinës së vjeshtës.

Lexo Edhe:

E xhiruar në Zvicër, Bessa paraqitet edhe me një stil unik të një këngëtareje të re që nuk e kemi parë më parë.

“No Bugatti” është prodhuar nga producenti Cricket kurse teksti i këngës është shkruar vet nga këngëtarja.

Ndryshe, këngëtarja Bessa menaxhohet nga menaxhmenti i VN Records me pronare Vjollca Nivokazi. Bessa është këngëtarja e pestë që menaxhohet nga kjo kompani.

Klipi i këngës është punuar nga Spectrum Films kurse kënga është lansuar premier nga Fole Publishig. /GazetaExpress/