Ju gjet kokainë me vlerë 10 000 euro, arrrestohet shqiptari - Gazeta Express
string(58) "ju-gjet-kokaine-me-vlere-10-000-euro-arrrestohet-shqiptari"

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 16:53

Ju gjet kokainë me vlerë 10 000 euro, arrrestohet shqiptari

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 16:53

Karabinierët në Senigallia kanë vendosur në pranga një 30-vjeçar shqiptar, pasi në banesën e tij ju gjet një sasi e konsiderushme droge.

Burri u pikas nga policët, teksa ecte në mënyrë të dyshimtë pranë një spitali. Në një moment, ai mori një pasagjer dhe e la atë në tjetër vend, shkruajnë mediat italiane.

Lexo Edhe:

Agjentët dyshuan se kishin të bënin me transferim të drogës dhe ndërhynë menjëherë. Pasagjerit iu gjet një mbështjellës që përmbante një lëndë narkotike si kokaina.

Më pas, policët vazhduan të kryenin kontrolle të hollësishme mbi shoferin S.M., 30 vjeç me origjinë shqiptare por që jetonte prej kohësh tashmë në Senigallia.

Hetuesit bënë kontroll në banesën ku jetonte 30-vjeçari nga Shqipëria dhje gjetën kokainë, që ishte mbështjellë në disa pako, gati për shitje. E gjithë sasia ishte pak më shumë se 100 gram, gjë e cila do të thotë se çmimi real i drogës ishte diku tek 10 mijë euro, nëse shitej në treg.

Lënda narkotike u sekuestrua në moment. Burri u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak në pritje të seancës për të vërtetuar arrestimin para gjyqtarit.