Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për semaforët në Skenderaj.
Musliu është ankuar, se ka vite në Skenderaj semaforët janë jofunksionalë dhe si pasojë po shkaktohen aksidente, ndërsa nga pyetja e deputetes Musliu, disa deputetë kanë filluar të qeshen, duke i thënë se kjo është kompetencë e Komunës dhe jo ministrit.
Deputetja ka reaguar pas përqeshjeve të deputetëve, duke thënë se ata e shohin “Skenderajn si xhungël”.
“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skenderajn si xhungël. Kryetare a po mban diciplinë, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?”.
“Ata me mosdijen e tyre zgjedhën për me u tall me Komunë ne Skenderajt, kjo është e papranueshme dhe duhet t’i tërheqni vërejtjen”.
“Ministër, ju e dini se semaforët janë kompetencë e juaja. Pse ka vite që semaforët në Skenderaj janë jofunksionalë dhe si pasojë ka aksidente trafiku shpesh edhe me fatalitet”, ka thënë Musliu në seancën e Kuvendit.

Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...