Joshua tregon pse dhe si e mposhti Fury Wilderin - Gazeta Express
string(48) "joshua-tregon-pse-dhe-si-e-mposhti-fury-wilderin"

Joshua tregon pse dhe si e mposhti Fury Wilderin

Gazeta Express

07/03/2020 18:58

Anthony Joshua pretendon se kampioni i ri i WBC, Tyson Fury, e pati epërsinë e mendësisë ndaj rivalit Deontay Wilderit në rimeçin e tyre.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë të shtunën e kaluar, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, përkundër që ai këmbënguli se ishte mirë.

“Fury është shumë i talentuar. Wilder është shumë i talentuar. Ata hynë në atë meç dhe e dhanë më të mirën e vet dhe në fund fitoi njëri prej tyre”, ka thënë 30-vjeçari Joshua.

“Ndoshta Wilder mendonte se meçi do të ishte më i lehtë për të sepse Fury kishte pushuar që një kohë të gjatë dhe i kishte pasur disa probleme jashtë ringut dhe gjëra të atilla”.

“Ata ishin të dy në gjendje të mirë fizike për atë meç, por nganjëherë kur ke qenë në fund të pusit si Fury, e vetmja rrugë e mbetur për ty është lart. Ti nuk mund të shkosh më poshtë sesa aq, kështu që ai e ngriti veten dhe vetëm ai e di se sa lart arriti. Ai e arriti pikën e tij më të lartë atë natë dhe u shpërblye për këtë”.

“Mendërisht, ai ishte në pozitën më të mirë të mundshme dhe ai arriti ta bëjë një paraqitje të mrekullueshme kundër një grushtuesi të rrezikshëm”. /Gazeta Express/