Joshua: Meçin e parë me Ruizin e humba shkaku i problemeve me shëndetin, isha i dërrmuar - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

09/12/2019 11:22

Joshua: Meçin e parë me Ruizin e humba shkaku i problemeve me shëndetin, isha i dërrmuar

Sport

Gazeta Express

09/12/2019 11:22

Kampioni i unifikuar i botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, ka zbuluar se problemet shëndetësore kishin bërë që ai të ndihej i lodhur dhe i dërrmuar para humbjes kundër Andy Ruizit në qershor të këtij viti.  

Gjashtë muaj më vonë, megjithatë, 30 vjeçi nga Britania e Madhe u hakmor dhe i rifitoi titujt IBF, WBA dhe WBO pasi e dominoi meksikanin në 12 runde bosk të shtunën në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Express.

Pas humbjes së tij të parë, njërës prej disfatave më tronditëse në histori të boksit në kategorinë e rëndë, nisen edhe teoritë konspirative.

Por Joshua tani ka sqaruar pak a shumë se çfarë ndodhi dhe çoi në humbjen e tij të parë në karrierë.

“Kisha disa probleme me shëndetin, të cilat më përcollën për një kohë të gjatë”, tha Joshua për BBC.

“Nuk e dija se çfarë problemi kisha. Ndihesha shumë i lodhur dhe i dërrmuar dhe mendoja se fajet i kishin stërvitjet”, shtoi ai.

“Në dhomën e zhveshjes para meçit, mora një kove me akull dhe e vendosja kokën në të, duke pyetur veten ‘përse ndihem kaq i lodhur?’”, theksoi ai.

“Përgjegjësitë e të qenet kampion bote janë të vështira. Të gjitha këto gjëra, ndjesia e lodhjes dhe marrja me obligime”, vazhdoi ai.

“Tani kam energji dhe nuk e kam humbur asnjë seancë stërvitore. Pas kontrolleve, e kuptova problemin që e kisha dhe gjërat që duhej t’i bëja për ta rregulluar. U operova dhe i nisa stërvitjet dhe pastaj nuk isha më probleme”, përfundoi ai.

Joshua refuzoi të tregojë se çfarë operacioni kishte kryer, por mësohet se kishte të bënte me problemet shëndetësore të diagnostikuara pas humbjes ndaj Ruiz. /Gazeta Express/